Insajderi
Biznes

Twitter mundëson të bëhen më shumë postime, madje edhe brenda një postimi të vjetër

Insajderi
27 February 2020 - 08:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një herë e një kohë, Twitter ishte një rrjet social që kërkonte vetëm postime të shkurtra, që janë shumë konkrete.

Kjo kohë ka kaluar dhe rrjeti dëshiron ta ndryshojë këtë filozofi, duke mundësuar të bëhen më shumë postime, që rrjeti të ketë shtrirje sa më të madhe, transmeton Telegrafi.

Nëpërmjet një përditësimi të ri, Twitter ka lehtësuar që të kthehet vëmendja, në një postim që e keni bërë më herët.

Brenda një postimi të vjetër, mund të bëhen edhe postime të reja, gjë që është shumë e lehtë dhe e kthen sërish vëmendjen në një postim të dikurshëm.

Deri më tani, nuk është re që të rikthehet një postim, po në këtë formë, bëhet shumë më e plotë dhe i lidhë të dy postimet shumë më mirë.

Forma se si mund të realizohet, është shpjeguar në mënyrë vizuale nga Twitter, në mënyrë që të jetë më e lehtë, kryesisht për përdoruesit e rinj të këtij rrjeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark