Aktorja iraniane bojkoton ceremoninë e Oscar si protestë kundër Trumpit - Insajderi
×
Kulturë

Aktorja iraniane bojkoton ceremoninë e Oscar si protestë kundër Trumpit

Insajderi
28 January 2017 - 09:31
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aktore mjaft e njohur iraniane ka protestuar ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për shtrëngimin e vizave për disa vende islamike.

Aktorja Taraneh Alidoosti, protagoniste e filmit “Klienti” i Asghar Farhadi, kandidat për çmimin Oscar si filmi më i mirë i huaj, ka vendosur të bojkotojë ceremoninë e “Academy Awards” si shenjë proteste ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald Trump, shkruan KultPlus.

Taraneh Alidoosti, në kastin e një tjetër filmi të Farhadi About Elly, e ka cilësuar vendimin e Trump racist.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark