
Është porositur një statujë për Princeshën Diana nga Duka i Kembrixhit dhe Princi Harry, 20 vjet pas vdekjes së saj.
Dy princat thanë se “është koha e duhur për të njohur ndikimin e saj pozitiv” me një statujë të përhershme.
Princes William dhe Harry, në një deklaratë kanë thënë se “ janë bërë 20 vjet që nga vdekja e saj dhe tash është koha e duhur për të njohur ndikimin e saj pozitiv në Britani të Madhe dhe në mbarë botën me një statujë të përhershëm”, shkruan BBC.
Statuja do të ngrihet në “Kensington Palace”.
“Ne shpresojmë statuja do të ndihmojë të gjithë ata që vizitojnë “Kensington Palace” për të reflektuar mbi jetën e saj dhe trashëgiminë e saj, kanë shtuar ata. /Insajderi.com