Insajderi
Biznes

Volkswagen pritet të tërheqë rreth 600 mijë automjete  

Insajderi
30 January 2017 - 09:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas lajmeve thuhet se në automjetet kanë probleme të ndryshme si, mos hapja e Airbag-ve gjatë aksidenteve, nxehja e pompave të ujit, dhe tendosja e tepërt e rripit të sigurimit

Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen, thuhet se do të tërheqë rreth 600 mijë automjete për shkak të problemeve të ndryshme teknike.

Pretendimet janë pasqyruar nga mediat gjermane të cilat për këtë lajm janë mbështetur në një deklaratë të autoritetit për sigurinë e trafikut në ShBA. Në mesin e automjeteve thuhet se më shumë janë ato të markës Audi.

Sipas lajmeve thuhet se në automjetet kanë probleme të ndryshme si, mos hapja e Airbag-ve gjatë aksidenteve, nxehja e pompave të ujit, dhe tendosja e tepërt e rripit të sigurimit.

Automjetet thuhet se do të fillojnë të tërhiqen muajin e ardhshëm, ndërkohë thuhet se përdoruesit e këtyre mjeteve do të mund të marrin shërbimet për ndërrimin e pjesëve me probleme falas nga pikat e autorizuara të kompanisë.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse Airbag-ët janë ato të prodhuara nga firma japoneze Takat ose jo. Nga ana tjetër ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga firma VW dhe Audi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark