Kini kujdes! Nëse keni simptoma të COVID-19 mos konsumoni kurrsesi këtë ilaç - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Kini kujdes! Nëse keni simptoma të COVID-19 mos konsumoni kurrsesi këtë ilaç

    Insajderi
    17 March 2020 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërkohë që bota është në alarm për koronavirusin, mjekësia dhe shkenca po punojnë fort për të gjetur një vaksinë.

    Ndërkohë që vazhdojnë kërkimet, mjekë specialiste kanë deklaruar se nëse kemi simptoma të COVID-19 të mos marrim barna të cilat përdoren për gripin sezonal.

    Një ndër barnat e rekomanduar edhe  vetëm paracetamoli, i cili përdoret më së shumti për uljen e shpejtë të temperaturës.

    Por jo Ibuprofen! Mjekë ekspertë vënë theksin se Ibuprofeni rrit simptomat duke përkeqësuar pacientin.

    Ky rekomandim u vërtetua sërish pasi një vajzë e mitur u sëmur më keq pas përdorimit të tij.

    Prindërit i dhanë ilaçin vajzës Amelia Milner, pasi u sëmur me kollë dhe temperaturë, simptoma të koronavirusit.

    Në vend që ta bënte të ndihej më mirë, ilaçi bëri që ti rritej temperatura dhe vajza nga Anglia filloi të kishte ethe, nuk hapte dot sytë dhe kishte shumë përzierje.

    Ky rast vjen vetëm disa ditë pasi Ministri i Shëndetësisë së Francës, Olivier Veran tha se ibuprofeni mund të përkeqësonte infeksionin.

    Veran shkroi: “Anti inflamatorët (ibuprofeni, kortizoni) mund të përkeqësojnë simptomat. Nese keni temperaturë, merrni paracetamol.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark