Aplikacioni i cili përcjell dhe njeh, selfi për 20 minuta përndryshe ju lajmëron në polici - Insajderi
×
Teknologji

Aplikacioni i cili përcjell dhe njeh, selfi për 20 minuta përndryshe ju lajmëron në polici

Insajderi
25 March 2020 - 14:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria në Varshavë i ka forcuar masat për pengimin e përhapjes së epidemisë së virusit COVID-19, i cili deri më 24 mars në Poloni ka infektaur 774 persona dhe ka marrë 9 jetë.

Çdo qytetar i cili është kthyer nga bota e jashtme duhet të jetë në karantinën shtëpiake dy javë dhe është i detyruar të përgjigjet në thirrjet e policisë apo ta merr aplikacionin, ka publikuar ministria polake.

Aplikacioni “Kwarantanna Domowa” ( karantina shtëpiake) shfrytëzon shërbimin e telefonisë mobile për caktimin e lokacionit dhe njohjen e fytyrave, ndërsa përdoruesve dërgon kërkesa të papralajmëruara për xhirim të selfijes, në çka ata duhet të përgjigjen brenda 20 minutave përndryshe aplikacioni i lajmëron në polici.

Polakët të cilët e shkelin urdhëresën për karantinë ballafaqohen me gjobë deri 30.000 zllotë (6.540 euro)./Insajderi.com.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark