
Maqedonia, qysh më 7 mars, nuk lejon asnjë emigrant të hyjë nga Greqia, ndërsa kufizime të ashpra kanë ndërmarrë edhe Sllovenia, Kroacia dhe Serbia.
Ministrja e Brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner, e cila ka nisur e para kufizimet kufitare në rajon, ka thënë se mbylljet e kufijve janë të përhershme dhe se ato do të shpëtojnë Evropën nga kokë dhimbjet e mëtejshme, të shkaktuara nga kriza me emigrantë.
“Qëndrimi im është i qartë: rruga e Ballkanit mbetet e mbyllur dhe atë përgjithmonë”, ka thënë Mikl-Leitner për numrin e sotëm të gazetës gjermane “Die Welt”.
“Vetëm një sinjal i tillë i qëndrueshëm do të dekurajojë emigrantët të kalojnë Detin Egje nga Turqia për në Greqi dhe pastaj të fillojnë udhëtimin në veri të Evropës”, ka thënë ajo, transmeton Rel.
“Kjo aleancë e arsyes, deri më tani, ka dhënë kontributin vendimtar në ruajtjen e stabilitetit dhe të rendit në Evropë”, ka shtuar Mikl-Leitner.