Busek: Në këtë moment kritik, Thaçi ka rol të rëndësishëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Busek: Në këtë moment kritik, Thaçi ka rol të rëndësishëm

    Insajderi
    10 March 2016 - 08:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqësi special i Paktit të Stabilitetit, diplomati austriak, Erhard Busek, ka thënë se është e drejtë që të gjykohen të gjitha dyshimet për krime lufte. Por ai ka shprehur dyshime të shumta për këtë proces për shkak të periudhës kohore nga lufta e fundit.

    Busek ka thënë se ka kaluar kohë e gjatë prejse janë ngritur dyshimet për krime të luftës nga ish-pjesëtarët e UÇKsë.

    Ish- zëvëndëskancelari austriak, i pyetur nga “Zëri” për krijimin e Gjykatës Speciale dhe rrezikun që mund ta ketë Kosova nga ky proces, ka thënë se është shumë e vështirë që të supozohet se çfarë efektesh mund të prodhohen. Busek është pyetur nëse akuzimi i mundshëm i presidentit të ri, Hashim Thaçi, për krime lufte nga Gjykata Speciale do të mund të dëmtonte Kosovën.

    “Në këtë moment kritik, presidenti në ardhje Hashim Thaçi ka një rol shumë të rëndësishëm. Që të supozojmë se çfarë do të ndodhë është jashtëzakonisht e vështirë. Mendoj se është e drejtë që krimet e luftës të dënohen”, ka thënë Busek të mërkurën në Prishtinë gjatë një ligjërate të mbajtur në Fakultetin  ekonomik të Universitetit të Prishtinës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark