
Donika Kadaj-Bujupi, shefe e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se opozita nuk do të tërhiqet nga protesta në Kuvendin e Kosovës.
Sipas saj, AAK është duke shqyrtuar të gjitha mundësitë që forma e rezistencës “ndaj këtij regjimi të rritet përmes mënyrave që do të ndodhin brenda dhe jashtë kuvendit.”
“Jemi këtu që do të rezistojmë, nuk behet fjalë për asnjë tërheqje. Përkundrazi, do të shtojmë format e kundërshtimit. Të gjitha veprimet të cilat kanë ndodhur deri tani janë veprime që e kanë ndalë zbatimin e dy marrëveshjeve kapitulluese e të dëmshme për vendin” i ka thënë medieve para filmit të seancës.
“Po të mos ishte gazi lotsjellës këto marrëveshje do të zbatoheshin dhe ne sot do të flisnim për pasojat e këtyre marrëveshjeve”, ka shtuar ajo.
Para fillimit të seancës, Kadaj-Bujupi është parë duke biseduar me liderin e VV-së, Visar Ymeri./Insajderi