Microsoft më 7 Mars prezanton Visual Studio 2017 - Insajderi
×
Teknologji

Microsoft më 7 Mars prezanton Visual Studio 2017

Insajderi
10 February 2017 - 12:02
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ditën e Enjte Microsoft konfirmoi planet për prezantimin e Visual Studio 2017 më 7 Mars. Suita u bë publike vitin e kaluar dhe erdhi me një version eksperimental në Nëntor të 2016-ës.

Më 7 Mars Microsoft gjithashtu do të mbajë një ngjarje dy ditore, nw tw cilwn wshtw e ftuar Julia Liuson nga CVP, Brian Harry nga VSTS CVP, Inxhinierin Miguel de Icaza dhe Scott Hanselman nga .NET, shkruan  PCWorld.

Visual Studio do të sjellë përmirësime në navigimin e kodit, rregullime të kodit, Debugging etj. Microsoft ka premtuar një IDE më të shpejtë dhe një mënyrë të ere të editimit të çdo kodi pa projekte dhe zgjidhjet.

Ngjarja e mbajtur më 7 Marsit do të shënojë gjithashtu 20 vjetorin e Visual Studio. Versioni i parë debutoi në Shkurt të vitit 1997. /insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark