Selimi e Haradinaj thonë se në opozitë nuk ka ndarje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi e Haradinaj thonë se në opozitë nuk ka ndarje

    Insajderi
    10 March 2016 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas hedhjes së gazit në sallën e Kuvendit të Kosovës, ka folur Rexhep Selimi, deputet i Vetëvendosjes, i cili ka thënë se të gjithë ata që kanë pritur se opozita do të përçahet e kanë pasur gabim.

    “Kushdo që ka pritur ndryshe e ka pasur gabim. Opozita e bashkuar po vazhdon të drejt qëllimeve të saj të përbashkëta, drejt rrugës së përbashkët , deri sa të arrihet qëllimin”, ka thënë ai.

    Ai ka shtuar se normaliteti në kuvend do të kthehet vetëm pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    Në anën tjetër, Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka thënë se me hedhjen e gazit lotsjellës gjatë seancës së sotme “edhe një herë e vërtetuam se opozita e vazhdon aktivitetin e vet opozitar e kundërshtojmë këtë institucion fuqishëm.”

    Por, së bashku me Selimin dhe Haradinajt gjatë deklarimeve të tyre për media nuk është parë ndonjë përfaqësues i Nismës për Kosovën, të cilët dje kanë thënë se mund të tërhiqen nga kjo formë e të protestuari.

    Raportimet se dy partitë opozitare – AAK dhe NISMA – nuk do të përkrahin më hedhjen e gazit lotsjellës në kuvend janë demantuar sot edhe nga Donika Kadaj-Bujupi, shefe e grupit parlamentar të AAK-së, e cila ka thënë se kjo parti vetëm është duke shqyrtuar mundësinë e shtimit të formave të protestës, brenda dhe jashtë kuvendit.

    Sipas saj, po të mos ishte gazi lotsjellës, dy marrëveshjet për të cilat ata po kundërshtojnë do të ishin zbatuar që kohë më parë./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark