KOSME: Shumica e bizneseve të vogla e të mesme luftojnë për mbijetesë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KOSME: Shumica e bizneseve të vogla e të mesme luftojnë për mbijetesë

    Insajderi
    10 March 2016 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjetjet e programit për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, KOSME, një projekt i përbashkët mes Qeverisë së Kosovës, Zvicrës dhe Austrisë,  tregojnë se shumica e bizneseve në vend janë duke luftuar për mbijetesë.

    “60 për qind e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) luftojnë për mbijetesë ndërsa 10% e tyre janë në prag të shuarjes”, thuhet në gjetjet e këtij programi, të publikuara dje ( të mërkurën).

    Projekti KOSME përkrahë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që të përmirësoj qasjen ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme, që është një parakusht për zhvillimin e sektorit privat.

    Projekti zbatohet nga Nisma Ekonomike për Kosovën (ECIKS) dhe deri më tash ka realizuar disa hulumtime siç janë:  “Gatishmëria e NVM-ve të Kosovës për investime në rritje dhe zhvillimi – 2016”, dhe “Eksportet e NVM-ve – qasja, faktorët e suksesit, dhe pengesat – 2016.”,  “Raporti i hulumtimit të NVM-ve – 2014, dhe “Vlerësimi i kapaciteteve të këshilldhënies – 2013”.

    Po ashtu KOSME ka publikuar  edhe raportin e vlerësimit të konkurrencës në Komuna  gjatë vitit 2015.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark