Shpallet konkursi për Çmimin e BE-së për Gazetarinë Hulumtuese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpallet konkursi për Çmimin e BE-së për Gazetarinë Hulumtuese

    Insajderi
    10 March 2016 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, si anëtar i partneritetit rajonal të orgaznizatave të shoqërisë civile, i cili menaxhon Ҫmimin për Gazetarinë Hulumtuese, shpall konkurs për çmimet për storiet hulumtuese të botuara në periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2015, të cilat raportojnë për çështje sociale në lidhje me keqpërdorimin e pushtetit dhe të drejtave themelore, korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë, të cilat nuk do të ishin bërë të ditura për publikun në ndonjë mënyrë tjetër.

    Për çmimin e BE-së mund të kandidohet për storie hulumtuese të botuara apo transmetuara në çdo lloj të medias në Kosovë: media të shkruara, radio, televizion, media online apo të kombinuara. Një gazetar apo grup gazetarësh mund të nominohen për çmimin. Konkursi është i hapur për gazetarët profesionistë, të cilët kanë çfarëdo pune apo angazhimi në media (p.sh. të punësuar me orar të plotë, punë me honorar/freelancing, të vetëpunësuar, apo të ngjashme.)

    Duke u bazuar në një vendim të Bashkimit Europian, ky konkurs prezenton një nënkategori të re për storien më të mirë nga gazetari i ri hulumtues. Gazetarët e rinj, gjithashtu, kualifikohen për çmimin kryesor. Për çmimin për gazetari hulumtuese mund të nominohen storiet hulumtuese të botuara apo transmetuara në mediat në Kosovë (për publikun e Kosovës në gjuhët zyrtare, gjuhën e minoriteteve apo gjuhë ndërkomëtare). Nominimet për storiet hulumtuese të botuara në media të Kosovës (për publikun e Kosovës në gjuhët që nuk janë zyrtare në Kosovë (në gjuhën e minoriteteve apo ato ndërkombëtare) duhet t’u bashkëngjitet edhe përkthimi në gjuhët zyrtare të vendit.  Fondi i çmimit në Kosovë për vitin 2016, (për të arriturat në vitin 2015), është 10,000 Euro.

    Tri nominimet më të mira do të shpërblehen.

    Ҫmimi individual është ndërmjet 3000 dhe 5000 Euro.  Ҫmimi për nënkategorinë për storien më të mirë nga gazetari i ri është 3000 Euro.

    Udhëzimet e plota për dorëzim të nominimit dhe aplikacionit i gjeni faqen zyrtare të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës: www.presscouncil-ks.org

    Data e fundit për dorëzim të aplikacioneve/nominimeve është: 31 mars 2016; ora 00:00

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark