
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se opozita po vazhdon të fuqizohen karshi veprimeve të partive qeverisëse, por ai ka kërkuar që të ndalet hedhja e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, kjo formë e protestës e ka arritur qëllimin e vet dhe duhet gjetur forma tjera.
“Opozita është në moment kur duhet ti trajtoj të gjitha format e protestimit dhe jemi duke e bërë. Ne jemi duke biseduar me subjekte e tjera politike se gazi e ka kryer efektin e vet dhe opozita duhet të gjejë një tjetër mënyrë për të vazhduar angazhimin e vet”, ka thënë ai.
“Ne jemi parti të ndryshme politike, normal që kemi qëndrime të ndryshme, por në e kemi një qëllim të përbashkët”, ka shtuar Limaj.
Më herët, Daut Haradinaj nga AAK dhe Rexhep Selimi nga Vetëvenodsje, thanë se në opozitë nuk ka ndarje dhe se ata do të vazhdojnë me mënyrat e deritashme të protesës në kuvend./Insajderi