Insajderi
Lajme

Rexhep Selimi kërcënon me prerje zyrtarin policor

Insajderi
10 March 2016 - 14:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kërcënuar sot me prerje zyrtarin policor që po e kontrollonte atë teksa po kthehej në sallën e Kuvendit.

“T’prejë, a more vesh? T’prejë”, i është drejtuar Selimi policit, duke refuzuar që t’i nënshtrohet kontrollit të tij.

Fillimisht, Selimi ka kundërshtuar kontrollimin me arsyetimin se është kontrolluar më herët ndërsa tensioni u shtua kur ai i kërkoi zyrtarit të sigurimit që prekjet në trupin e tij gjatë kontrollimit t’i bëjë më ngadalë.

Kjo ka nxitur një përplasje verbale mes të dyve ndërsa në fund Selimi ka kërkuar duke bërtitur që të kontrollohet nga një zyrtar tjetër i sigurimit.

Sigurimi i Kuvendit i është bindur kërkesës së tij dhe kanë ftuar një tjetër zyrtarë që ta kontrollojnë deputetin e Vetëvendosjes.

Selimi ka thënë se ka bërë një kundërshtim të një norme jonormale të të kontrolluarit.

Sipas tij, ai nuk ka kundërshtuar më herët kontrollimin, porse kësaj radhe është provokuar nga zyrtari i sigurimit.

“Mu duk personale, prandaj edhe reagova. Personi i cili ka provokuar patjetër se do të ballafaqohet në Inspektoratin e Policisë sepse sjellja e tij ishte jo korrekte,” ka thënë ai./Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark