I akuzuari për terrorizëm dënohet me tri vjet burgim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I akuzuari për terrorizëm dënohet me tri vjet burgim

    Insajderi
    10 March 2016 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një trup gjykues i Gjykatës Themelore në Gjilan, e ka dënuar me tri vjet burgim të akuzuarin F. B., për veprën penale të terrorizmit.

    Aktgjykimi është shpallur pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari.

    F.B., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës është shpallur fajtor, sepse me datë 17 Shkurt 2015, i’u ka bashkangjitur organizatës terroriste ISIS, e cila organizatë është shpallur terroriste nga Kombet e Bashkuara, ka njoftuar Gjykata në një komunikatë.

    “Duke ju bashkuar kësaj organizate i akuzuari, ka kryer trajnimin teorik dhe praktik për përdorimin e armës së zjarrit AK-47 dhe bombës së dorës”.

    Me këtë i akuzuari F. B. ka kryer veprën penale: organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark