LDK-ja dënon sulmin me ujë kundër kryeministrit Isa Mustafa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja dënon sulmin me ujë kundër kryeministrit Isa Mustafa

    Insajderi
    10 March 2016 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës që drejtohet nga Isa Mustafa, ka dënuar hedhjen e ujit në drejtim të kryeministrit nga deputeti i Lëvizjes vetëvendosje, Mytaher Haskuka, “si dhe veprimet e tjera të pahijshme të disa deputetëve të opozitës gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës”.

    Lidhja Demokratike e Kosovës i konsideron të papranueshme këto veprime, e veçanërisht sulmet e dhunshme të orientuara kundër kryeministrit Isa Mustafa, në drejtim të të cilit sot u hodh ujë nga një deputet anonim i opozitës, ndërsa pak ditë më parë nga militantë të maskuar të saj u hodhën kokteje molotovi mbi shtëpinë e banimit të kryeministrit Mustafa dhe familjes së tij.

    “LDK-ja kërkon nga organet kompetente që të marrin masat e duhura për parandalimin e akteve të tilla, ndërkaq nga deputetët e opozitës kërkon që përfundimisht të heqin dorë nga format e tilla vandale të sjelljes, me të cilat kanë neveritur opinionin vendor e ndërkombëtar”, ka thënë LDK-ja.

    LDK-ja ka i ka thënë deputetit Haskuka se veprimi i tij nuk është forma përmes të cilës ai do të dalë nga anonimiteti dhe të vijë në shprehje në një shoqëri demokratike.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark