Apple zhvillon show televiziv, me të famshmit që gjykojnë aplikacionet - Insajderi
×
Teknologji

Apple zhvillon show televiziv, me të famshmit që gjykojnë aplikacionet

Insajderi
15 February 2017 - 09:16
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

A mendoni se mund të krijoni aplikacione?

Atëherë duhet të shkoni të emisioni televiziv i Apple i quajtur  “Planet of the Apps” .

Ky show televiziv paraqet zhvillues real të aplikacioneve iOS, të cilët do të paraqesin punimet e tyre para një paneli të përbërë nga të famshëm të cilët do të gjykojnë nëse idetë e tyre ia vlejnë ose jo, raporton TechSot.al.

Në këtë rast, yje të tillë si Jessica Alba, Will.I.Am dhe Gyneth Paltrow do tu thonë programuesve nëse i interison dikujt ideja e tyre.

Pas çdo aplikaiconi juria jep vlerësimin dhe të njëjtën gjë mund të bëjnë dhe shikuesit.

Kjo lëvizje raporton TechSot.al sinjalizon një lëvizje të Apple drejt krijimit të emisioneve origjinale , duke ndjekur kështu gjurmët e Netflix dhe Amazon.

Pjesëmarrësit përveç se do të ekspozojnë idenë e tyre para miliona përdoruesve, ato gjithashtu do të konkurrojnë për të marr financimin nga LigtSpeed Venture Program , që është e njëjta kompani e cila mbështet Snapchat, Brocade dhe Fusion-io.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark