Sot 525 vite më parë Da Vinçi filloi realizimin e kryeveprës së tij, ‘Darka e fundit’ - Insajderi
×
Kulturë

Sot 525 vite më parë Da Vinçi filloi realizimin e kryeveprës së tij, ‘Darka e fundit’

Insajderi
14 May 2020 - 13:49
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

‘Darka e fundit’ është piktura më e famshme në botë, kosniderohet si kryevepra e kryveprave, një pikturë që akoma ngjallë konspiracione të ndryshme, shkruan KultPlus.

Piktura paraqet skenën e darkës së fundit të Jezu Krishtit me dishepujt e tij, ashtu siç është thënë në Ungjillin e Gjonit, 13:21. Piktura fikson pikërisht momentin kur Jezusi bën të ditur se një prej tyre do ta tradhtonte.

Sipas një gojëdhëne, kur Da Vinçi arriti tek tiparet e Jezusit, ai ishte pushtuar nga zemërimi dhe e kishte të pamundur të imagjinonte a të përqëndrohej; iu desh të harronte shkakun e zemërimit (një lloj mënyre kerkim ndjese), që t’i kthehej qetësia, dhe arriti të krijojë figurën e Jezusit siç njihet sot.

Kësaj ‘darke’ i kanë kushtuar vëmendje jo vetem besimtarët por edhe artistë dhe shkencëtarë të fushave të ndryshme. Kështu Leonardo da Vinçi në vitin 1498 pikturoi në bazë të dhënave që kishte pikturën e tij të njohur me të njëjtin emër e që ruhet në “Santa Maria delle Grazie” në Milano.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark