Selimi: Nuk i thash policit “t’prejë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Nuk i thash policit “t’prejë”

    Insajderi
    10 March 2016 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje i cili u përplas me një polic të Kosovës gjatë kontrollit fizik në hollin e Kuvendit të Kosovës ka sqaruar ngjarjen duke thënë se nuk e ka fyer e kërcënuar duke i thënë “t’prejë”.

    “Absolutisht nuk është e vërtetë që i kam thënë policit ashtu. Polici gjatë prekjes e ka tejkaluar kufijtë e një bastisje profesionale dhe i kam thëne “mos m’prek”. Kam kërkuar po ashtu që të më kontrollojë ndonjë oficer tjetër i Policisë së Kosovës, kërkesë të cilën e ka respektuar përgjegjësi i njësisë. Fjalën “të prej” e paska shpikur dikush me qellim e të liga”, ka thënë Selimi për Indeksonline.

    Selimi ka thënë se nuk ka refuzuar të kontrollohet por që sot ka reaguar ndaj asaj që e ka quajtur bastisje.

    “Këtë e dëshmojnë të gjithë policët që me kanë kontrolluar në hyrje të Kuvendit. Sot kam reaguar se bastisje ka qenë jo profesionale dhe jo etike. Policia e Kosovës nuk duhet t’i fus duart aty ku i fut pushteti”, ka thënë Selimi./Indsajderi.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark