Nis shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Kulturë

    Nis shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë

    Insajderi
    17 May 2020 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas gati 3 vitesh protestë dhe rezistencë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Shqipëri nga artistët, intelektualët dhe shoqëria civile, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur dhe shembja e kësaj godine.

    Forca të shumta të policisë rrethuan zonën duke nxjerrë nga Teatri një pjesë të aktorëve që ishin brenda si dhe kanë ushtruar dhunë edhe ndaj mediave.

    Policia rrethoi të gjithë perimetrin e Teatrit duke u dhënë mundësinë fadromave të nisin punën për shembjen e ndërtesës.

    Forcat e policisë kanë nxjerrë me dhunë nga godina e teatrit aktorin Neritan Liçaj teksa edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shoqërua për në komisariat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark