Selimi: “Nuk e kam kërcënuar askënd” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: “Nuk e kam kërcënuar askënd”

    Insajderi
    10 March 2016 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha se ai nuk e ka kërcënuar asnjë zyrtar të Policisë së Kosovës në Kuvend, gjatë kontrollit që atij iu bë para fillimit të seancës plenare të së enjtes.

    Selimi tha se vetëm e ka kundërshtuar bastisjen nga njëri prej oficerëve të policisë pasi ai polic“kalonte çdo lloj norme etike”.

    “E kam kundërshtuar bastisjen nga njëri prej zyrtarëve të Kuvendit pasi ai e ka tejkaluar çdo lloj praktike dhe çdo lloj norme etike. Sidoqoftë unë nuk kam refuzuar që edhe oficeri tjetër i policisë të më kontrollonte”, tha deputeti i VV-së në emisionin Jeta në Kosovë.

    Ai pretendon se ky ishte një provokim i drejtpërdrejtë i pushtetit ndaj tij, që ta fus atë në konflikt me zyrtarët e Kuvendit.

    “Ky ishte një provokim i drejtpërdrejtë nga pushteti që të më joshë mua në një konflikt”, përfundoi Selimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark