Pas shembjes së godinës së Teatrit në Shqipëri, Teatri i Kosovës anulon shfaqjen e planifikuar për sonte - Insajderi
×
Kulturë

Pas shembjes së godinës së Teatrit në Shqipëri, Teatri i Kosovës anulon shfaqjen e planifikuar për sonte

Insajderi
17 May 2020 - 13:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se ka anuluar shfaqjen “Skënderbeu ose Dashuri dhe Liri”, që ishte planifikuar të jepet sonte online në faqet e të gjitha teatrove të Kosovës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Teatri ka njoftuar se anulimi i shfaqjes vjen pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

“Me rastin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, sot anulojmë shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës “Skenderbeu ose Dashuri dhe Liri”, që ishte planifkuar të jepet sonte online / livestream në faqet e të gjitha teatrove të Kosovës, pjesëmarrëse në kalendarin e përbashkët për muajin maj”, thuhet në njoftim./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark