
Tension, dhunë dhe ankth kanë qenë vetëm disa nga ndjesitë e shembjen së Teatrit Kombëtar gjatë mëngjesit të sotëm. Nuk kishte se si të mungonin edhe lotët, të cilët janë vërejtur edhe në sytë e gazetarëve të terrenit, të cilët transmetojnë live çdo moment hap pas hapi.
Një ndër gazetaret që nuk ka mbajtur dot emocionet është ajo e Fax News, Edona Haklaj. Ajo shihet që teksa raporton është prekur pafund.
Edona kujton se prej dy vitesh ishte e stacionuar në këtë shesh dhe madje raportimin e saj të parë e kishte pikërisht për Teatrin, ndërsa thotë se përkundër të qenit e pavarur në raportim nuk mund të mos përjetonte atë që kishte parë ndër vite me Teatrin.
Sipas saj, shembja e ka tronditur, sa nuk ka mundur të përmbahet në raportim, por edhe duke vlerësuar atë që kanë bërë aktorët në kaq vite për të mbrojtur këtë godinë.
Në profilin e Edonës në facebook, të gjitha postimet e saj kishin lidhje me Teatrin Kombëtar. Ajo ishte përfshirë aq shumë emocionalisht por edhe profesionalisht, saqë ndiqte çdo manifestim që zhvillohej çdo mbrëmje përpara sheshit të Teatrit Kombëtar.
https://www.facebook.com/dionis.rexha.3/videos/1147039842306832/?t=11