Protestohet sërish në Tiranë, kundërshtohet rrënimi i Teatrit Kombëtar - Insajderi
×
Kulturë

Protestohet sërish në Tiranë, kundërshtohet rrënimi i Teatrit Kombëtar

Insajderi
18 May 2020 - 17:35
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka nisur të mbahet protesta në Tiranë për të kundërshtuar rrënimin e Teatrit Kombëtar.

Me mbishkrime “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu” dhe pankarta tjera që kundërshtojnë rrënimin e teatrit, dhjetëra qytetarë ia janë bashkuar protestës së thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

E njëjta njoftohet se po mbështetet edhe nga opozita.

Qytetarët janë grumbulluar pranë zonës ku deri dje ishte Teatri Kombëtar.

Ndërsa mësohet se protesta do të monitorohet nga rreth 1000 efektivë policie.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark