Rusia i premton Serbisë përkrahje për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rusia i premton Serbisë përkrahje për Kosovën

    Insajderi
    11 March 2016 - 08:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka premtuar se do të vazhdojë ta përkrahë integritetin territorial të Serbisë, përfshirë edhe pretendimet e saj ndaj, siç e ka quajtur, rajonin e kontestuar të Kosovës.

    “Putin e ka thënë qartë se Serbia mund të llogarisë në Rusinë çdokund ku Serbia e mbron integritetin territorial dhe pavarësinë e saj, veçanërisht në Kosovë”, ka thënë presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, pas takimit të 10 marsit, me Putinin në Moskë.

    Serbia, e cila ka marrëdhënie të gjata e të afërta me Rusinë, mbështetet te përkrahja e Moskës në luftën e saj diplomatike që ta parandalojë Kosovën që të bëhet pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

    Putini dhe Nikolliqi gjithashtu diskutuan marrëveshjen e fundit të Serbisë për ta lejuar personelin e NATO-s që të qëndrojë në këtë vend.

    Nikolliqi tha se kjo marrëveshje është kryesisht për t’iu mundësuar trupave që t’i shkatërrojnë rezervat e armëve. Ai tha se Rusia nuk është e alarmuar nga kjo marrëveshje dhe se ‘Putini ka thënë se e kupton se çfarë kemi nënshkruar.”

    Vizita e Nikolliqit vjen në kohën kur kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq po kërkon reforma, të cilat do ta çonin vendin drejt rrugës për t’iu bashkuar BE-së.

    Nikolliq është lider që haptas anon nga Rusia dhe shpesh flet kundër lidhjeve të ngushta me NATO-n dhe Bashkimin Evropian./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark