Këshilltari i Ministrisë së Financave hetohet nga FBI - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Ministrisë së Financave hetohet nga FBI

    Insajderi
    11 March 2016 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Knidi Bashari ka qenë nën përgjim prej Janarit të 2015 nga FBI-ja dhe Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Pronësisë Intelektuale i Departamentit Amerikan të Drejtësisë, përcjellë Gazeta Express.

    Bashari, 41 vjeçar, akuzohet për ndërhyrje të pa autorizuara në rrjetet kompjuterike, duke kompromentuar sigurinë e llogarive në rrjet, si dhe duke bërë të mundur sulme ndaj përdoruesve dhe mohimin e shërbimeve.

    FBI ka zbuluar se një server komande dhe kontrolli për spiunimin e informacioneve dixhitale si passëord,email,etj, është identifikuar në Shqipëri, me të dhënat IP31.171.155.119, në emër të Knidi Basharit dhe te kompania “Keminet”.

    Për të zbardhur ngjarjen,FBI ka kërkuar nga pala Shqiptare, ti vihen në dispozicion të dhënat kompjuterike, serverët e kompjuterikë, çertefikatën e bisnezit “Keminet” dhe marrjen në pyetje të shtetasit Knidi Bashari.

    Pas kësaj kërkese, Gjykata e Tiranës ka vendosur që të hap dritën jeshile për hetime, dhe tashmë një prokuror së bashku me oficerë të sektorit kundër krimeve ekonomike ka nisur hetimet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark