Gjilan, largohet uji nga 20 shtëpi të prekura nga vërshimet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilan, largohet uji nga 20 shtëpi të prekura nga vërshimet

    Insajderi
    11 March 2016 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekipet emergjente në Gjilan kanë intervenuar në 20 shtëpi private pas vërshimeve në qytet, duke e larguar ujin me anë të pompave.

    Ekipet emergjente të Komunës kanë intervenuar për të sanuar gjendjen në lagjen“Dardania”,  si dhe kanë intervenuar në lumin “Mirusha” e në lumin “Stanishorka” në Kuvcë pasi dolën nga shtrati, sikurse edhe në fillim të rrugës së Malishevës dhe në fshatin Velekincë.

    Ndërkaq, në fshatrat Malishevë, Uglarë dhe Pogragjë janë të vërshuara vetëm disa toka të banorëve, por jo edhe shtëpitë e banimit, njofton Komuna e Gjilanit përmes një komunikatë për media.

    Pas reshjeve të pandërprera të shiut, shtabi i Emergjencave në  Komunën e Gjilanit, së bashku me njësinë Zjarrëfikësve, Policinë e Kosovës dhe kompaninë e ujit “Hidromorava”, ka mbajtur dje një takim për menaxhimin e vërshimeve.

    Kryetari Lutfi Haziri ka thënë se ekipet emergjente të Komunës do të jetë në dispozicion 24 orë, thuhet në një komunikatë për media./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark