Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për terrorizëm ndaj tre personave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për terrorizëm ndaj tre personave

    Insajderi
    11 March 2016 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tre personave  të cilët dyshohet se kanë dashur që t’i bashkohen organizatës terroriste ISIS.

    Prokuroria ka njoftuar se të pandehurit T.I, I,Z dhe N.Z janë ndaluar në aeroportin e Stabmollit në Turqi nga autoritete turke.

    “Të pandehurit, kur kanë arritur në aeroportin e Stambollit, i kanë ndaluar autoritet e Turqisë dhe pasi që kanë dyshuar se të njëjtit do të udhëtojnë për në SIRI, i kanë kthyer prapa përmes aeroportit të Shkupit ku të njëjtit përmes pikës kufitare në Han të Elezit kanë hyrë në Kosovë ku dhe janë ndaluara nga Policia e Kosovës”, njofton prokuroria.

    Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprën e kryer penale dhe të dënohen sipas ligjit, thuhet në komunikatë./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark