Apeli hedh poshtë vendimin e shkallës së parë në rastin e Enver Hasanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli hedh poshtë vendimin e shkallës së parë në rastin e Enver Hasanit

    Insajderi
    11 March 2016 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit ka vendosur që ankesa e Prokurorisë Speciale kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore për të pandehurit Enver Hasani dhe Arta Rama të hedhet poshtë si jo lëndore.

    Sipas arsyetimit të Gjykatës së Apelit, meqenëse më herët në këtë rast është ngritur aktakuzë “çështja e ligjshmërisë së zbatimit të hetimeve ndaj të pandehurit, por edhe kërkesës për mundësi hetuese të veçantë në drejtim të pretendimeve të palëve në procedurë, tani është jo lëndore”.

    “Kjo për faktin se hetimet kanë përfunduar me ngritje të akuzës, sipas të cilës, pavarësisht vendimit të panelit, gjykata është e obliguar të veproj, e  ku do të sqarohej edhe çështja e imunitetit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

    Prokuroria kishte ankimuar një vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila e kishte rrezuar aktakuzën e prokurorisë ndaj Hasanit me arsyetimin se ai ka pasur imunitet funksional gjatë kohës për të cilën akuzohet për vepër penale.

    Atë kohë, Hasani ka qenë kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe akuzohet e ka falsifikuar një nënshkrim të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Robert Carolan./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark