Zbulohet një laborator droge në Gjirokastër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet një laborator droge në Gjirokastër

    Insajderi
    11 March 2016 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një laboratorë që përdorej për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar nga policia e Gjirokastrës. Gjatë kontrollit në hapsirën e marrë me qira u konstatuan 6 dhoma në katin e parë të laboratorit të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave elektrike.

    Në këto dhoma u gjetën dhe u sekuestruan 28 thasë me lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa. Në vendin e ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisje elektrike për ngrohje si dhe 16 filtra për filtrimin e ajrit, pajisje ventilimi, 100 llamba si dhe pajisje të tjera ndihmëse, njofton Oranews.tv.

    Operacioni i quajtur “Aspiratori” përfundoi me sekuestrimin e lëndës narkotike, por jo arrestimin e autorëve. Policia e Shtetit thotë se ka shpallur në kërkim vëllezërit me iniciale T.V, 38 vjeç dhe H.V, 47—vjeç, banues në Gjirokastër.

    Gjithashtu nga policia është konstatuar dhe vjedhja e energjisë elektrike nga dy vëllezërit.Ky është rasti i dytë pas atij të ditës së djeshme, ku një banor nga Lazarati u arrestua, pasi shfrytëzonte një ndërtesë industriale për kultivimin e lënëve narkotike./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark