
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar demonstratat studentore të vitit 1981, duke thënë se ato formësuan modelin e rezistencën ndaj regjimit jugollsav.
“Ngjarjet e vitit 1981 formësuan modelin e rezistencës ndaj regjimit jugosllav dhe masivizuan pakënaqësinë me këtë regjim. Terrori policor ndaj demonstratave të asaj pranvere ishte ekstrem, por lëvizja jonë kombëtare doli më e fuqishme nga ato ngjarje”, ka thënë ai.
“Vitet në vazhdim e dëshmuan këtë. Çlirimin e Kosovës asgjë nuk mund ta ndalte më”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Me datën 4 mars të vitit 1981 studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre. Kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët në datën 11 mars, e cila njëlloj si protesta e parë u shtyp me dhunë nga policia dhe u paraburgosën disa studentë./Insajderi.com