YouTube heq reklamat 30 sekondëshe që nuk mund të shmangeshin - Insajderi
×
Teknologji

YouTube heq reklamat 30 sekondëshe që nuk mund të shmangeshin

Insajderi
19 February 2017 - 12:47
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëse shikoni vazhdimisht video në YouTube padyshim duhet të jeni mësuar me reklamat të cilat duhet ti shikoni për 5 sekonda e ndonjëherë edhe 30 sekonda në mënyrë që ti kapërceni me butonin “Skip.”

Google nuk do të lejojë më shfaqjen e reklamave 30 sekondëshe në platformë raporton Neowin.

Duke pasur në konsideratë famën e tyre të keqe, kompania ka vendosur të implementojë formate më të shkurtra në vetëm gjashtë sekonda.

Për fat jo të mirë ky ndryshim do kohë përpara se të implementohet. Përdoruesit e Youtube duhet të presin deri në 2018-ën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark