Thaçi fton Nikoliçin në ceremoninë e betimit si president - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi fton Nikoliçin në ceremoninë e betimit si president

    Insajderi
    11 March 2016 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti  në ardhje i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur të ftojë presidentin serb, Tomislav Nikoliç, në ceremoninë e betimit të tij si president i Kosovës.

    Për ceremoninë e betimit që pritet të mbahet më 7 prill, Thaçi ka ftuar edhe homologët e tij të vendeve të rajonit, njofton Der Standard.

    “Do të ketë një ceremoni me rastin e marrjes së funksionit të Presidentit në fillim të prillit dhe i gëzohem edhe ftesës që kam për t`ia dërguar Presidentit Nikoliq. Ne do t’i ftojmë edhe presidentët e tjerë të rajonit. Atë e kam takuar edhe në raste të tjera. Pra, kjo nuk do të jetë diçka e panjohur për Nikolicin”, ka deklaruar ish-kryeministri i Kosovës në intervistë dhënë mediumit austriak.

    Presidenti në ardhje është akuzuar nga partitë opozitare se është bërë president i Kosovës me nidhmën e Beogradit, duke iu referuar përkrahjes që Lista Serbe i ka dhënë zgjedhjes së tij në krye të vendit.

    Megjithatë, këto akuza duket se nuk e kanë penguar aspak Thacin që të ftojë homologun serb ne këtë ceremoni./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark