Transferta parash dhe blerje online, shikoni risitë e reja të WhatsApp - Insajderi
×
Teknologji

Transferta parash dhe blerje online, shikoni risitë e reja të WhatsApp

Insajderi
17 June 2020 - 06:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në këtë mënyrë, përdoruesit do mund të dërgojnë para tek njëri-tjetri falas ose të bëjnë blerje nga bizneset e vogla.

Lajmin e bëri të ditur themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg përmes një postimi në rrjetin social.

”Sot ne kemi filluar pagesat për njerëzit që përdorin WhatsApp në Brazil. Ne po bëjmë dërgimin dhe marrjen e parave sa më lehtë, sikurse ndarjen e fotografive. Ne gjithashtu po mundësojmë bizneset e vogla të bëjnë shitje në WhatsApp, raporton ATSH.

Për ta bërë këtë, ne po ndërtojmë në Facebook Pay, i cili ofron një mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme për të bërë pagesa në aplikacionet tona. Dua të falënderoj të gjithë partnerët tanë që e bënë të mundur këtë. Ne jemi duke punuar me bankat lokale, duke përfshirë Banco do Brasil, Nubank, Sicredi si dhe Cielo, procesori kryesor i pagesave për tregtarët në Brazil.

Brazili është vendi i parë ku ne jemi duke kryerpagesa në WhatsApp”, shkruan Zuckerberg.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark