
Rast në statistika shkruhet edhe rasti kur në fillim të këtij viti, Prokuroria e Gjykata në Gjakovë u bënë një zëri për ta dënuar një qytetar nën akuzën se kishte vjedhur 13 pula dhe 3 gjela. Ai u dënua me 150 ditësh burgim me kusht dhe 300 euro gjobë.
Dega e Gjykatës Themelore të Prishtinës në qytezën e Lipjanit do të eskalonte krejtësisht në vitin 2018. Një qytetar në këtë komunë u dënua me 200 euro se kreu një krim: bleu nëntë pula dhe dy gjela të vjedhur.
Gjykata në Prishtinë vitin që shkoi do të dënonte po ashtu një qytetar se e pranoi që gati një dekadë më parë, në vitin 2010, i kishte vjedhur dy bateri makinash, të përshkruara si akumulatorë. U dënua me gjashtë muaj burgim me kusht. Po kjo gjykatë, të njëjtin do t ti dënonte dy qytetarë se vodhën një akumulatorë me vlerë prej 70 eurosh. Ani pse ishte veç një akumulator, ato morën trefishin e dënimit të personit që vodhi dy të tillë. U dënuan me dy vite burg me kusht/InsajderiInDoks