
Përderisa mijëra refugjatë kanë mbetur në kufirin Greqi-Maqedoni, Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, thotë që vendi i tij është duke i paguar gabimet që i ka bërë Unioni Evropian.
Akuza ai lëshoi edhe pë kancelaren gjermane Angela Merkel, rreth krizës më të madhe të refugjatëve që Evropa ka pasur që prej Luftës së Dytë Botërore.
Ai është shprehur i dëshpëruar dhe ka akuzuar shtetin gjerman që sipas tij nuk e ka ndihmuar Maqedoninë në krizën e refugjatëve të cilët duhej të kalonin nga shteti ballkanas, teksa ai e cilëson veprim të mirë sjelljen e Gjermanisë në anën e humanitetit por jo edhe në atë të sigurisë së Evropës.
Në krizën e refugjatëve, nuk ka dimension humanitar dhe dimensioni të sigurisë. Për sa i përket njerëzimit, Gjermania ka vepruar në mënyrë shembullore. Por, Gjermania ka dështuar plotësisht në lidhje me sigurinë”, theksoi Ivanov.
Ai po ashtu tha se edhe Evropa ka dështuar, pasi sipas tij ekipet që merren me menaxhimin e krizave në BE, që sipas tij nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta shmangur krizën e refugjatëve.
“Ajo që ne po shohim është se Evropa nuk funksionon në situata krize. Brukseli merr shumë më shumë kohë për të marrë vendime.
Kjo është arsyeja pse, për shembull, disa vende përgjatë rrugës së Ballkanit si ne duheshin të vepronin. Por, menaxhimi i krizës nga Evropa nuk është duke funksionuar”, shtoi Ivanov.
Në rrëfimin e tij, më tej Ivanov ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kacelaren gjermane Angela Merkel, duke thënë që ajo me vendimet e saj e shtyrë Evropën “në një drejtimi të gabuar”.
Kancelarja Merkel ka vendosur të marrë rolin e shpëtimtarit të Evropës për vetën. Me vendimet e saj, ajo vetëm e ka shtyrë Evropën në një drejtim të gabuar. Tani ajo dëshiron të arrijë një zgjidhje së bashku me Turqinë. Unë jam shumë skeptik në këtë drejtim”, tha presidenti maqedonas.
Ivanov tha se kjo nuk ishte hera e parë që Evropa nuk i ndihmoi Maqedonisë, pasi edhe në luftën e Kosovës ata kishin pranuar 350.000 refugjatë dhe askush nuk i kishte dalë në ndihmë.
Unioni Evropian ka arritur të premten e kaluar me Turqinë, vend i cili ka rënë dakord që t’i marrë mbrapsht refugjatët që e kishin mbipopulluar Greqinë pasi vendet ballkanike kishin mbyllur kufijtë dhe rrugët drejtë perëndimit.