Kosova, destinacioni i veturave të vjetra - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova, destinacioni i veturave të vjetra

    Insajderi
    11 March 2016 - 17:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga janari i vitit 2015 e deri në dhjetor, në Kosovë kanë hyrë mbi 1 mijë vetura të reja, ku ato arrijnë vlerën 5 milionë e 303 mijë e 693 euro.

    Bazuar në të dhënat e doganës importimi i veturave të reja është dukshëm më i ulët se sa i atyre të vjetra.

    Një vendim i marrë nga Qeveria e Kosovës me 24 mars të vitit të kaluar i cili lejon importim të veturave më të vjetra se 13 vjet, ka bërë që numri i këtyre veturave të shënojë rritje.

    Vetëm gjatë vitit 2015 në territorin e Kosovës kanë hyrë mbi 17 mijë vetura të përdorura, kthyer në vlerë arrin deri në 50 milionë euro.

    Mbi 300 mijë vetura janë të regjistruara sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme nga 1.8 milion banorë sa ka Kosova, që i bie se çdo i gjashtë qytetarë ka një veturë në pronësi.

    Sipas MPB-së vetëm në vitin e kaluar janë regjistruar mbi 7 mijë, këtu përfshihen regjistrimet e reja, regjistrimet e përkohshme, vazhdimet, ri -regjistrimet dhe legalizimet.

    Tipi i cili dominon është ai dizel. Gjithsejtë 12 mijë e 855 vetura të përdorura të këtij tipi kanë hyrë nga Gjermania në Kosovë gjatë vitit 2015. Vlera totale e tyre arrin mbi 31 milionë euro.

    Vendi i dytë nga i cili importohen vetura për në Kosovë është Franca me rreth 1 mijë e 228 vetura, shkruan albinfo.ch

    Në bazë të të dhënave të Doganës vërehet ulje e sasisë së importit të veturave të tipit benzinë. Nga kjo për vitin 2015 në Kosovë kanë hyrë rreth 2 mijë e 474 vetura me këtë lloj.

    E vendet për të cilat kosovarët nuk kanë interesim për t’i përdorur veturat e tyre, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës po del të jenë, Austria, Meksika e Belgjika./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark