Rusia s'është ende e përshtatshme për Lojërat në Rio - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rusia s’është ende e përshtatshme për Lojërat në Rio

    Insajderi
    11 March 2016 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia do ta kuptojë në muajin maj nëse mund të dërgojë ose jo atletë në Lojërat Olimpike 2016, në Rio de Zhaneiro, ka thënë presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Federatave të Atletikës, Lord Coe.

    Federata ruse e Atletikës është pezulluar në muajin nëntor, pasi është akuzuar për doping të sponsorizuar nga shteti.

    Një grup pune, i ngritur nga Coe, ka thënë se Rusia ka bërë “përparim të konsiderueshëm”, porse “ka ende punë të madhe për të bërë”.

    Etiopia, Maroku, Ukraina, Kenia dhe Bjellorusia janë po ashtu nën shqyrtim.

    “Duam të kthejmë besimin te sporti ynë. Kjo nuk është vetëm çështje e Rusisë”, ka thënë Coe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark