Qeveria i kërkon Maqedonisë ta liroj Gafurr Dugollin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria i kërkon Maqedonisë ta liroj Gafurr Dugollin

    Insajderi
    11 March 2016 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka shprehur shqetësimin për ndalimin e shefit të Protokollit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gafurr Dugolli, nga ana e autoriteteve maqedonase, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

    “Ndalimi i z. Dugolli në pikë kalimin kufitar Kosovë-Maqedoni, është bërë duke u bazuar në fletarrestet jolegale serbe, me pretendimin tashmë të njohur “për kryerje të krimeve të luftës”, thuhet në komunikatë.

    Qeveria e Kosovës nëpërmjet kësaj komunikate ka ftuar Republikën e Maqedonisë dhe të gjitha shtetet fqinje e më gjerë, që të mos ndërmarrin veprime policore ndaj shtetasve të Kosovës duke u bazuar në listat e Serbisë, të cilat janë të hartuara në shpërputhje të plotë me aktet juridike dhe praktikat ndërkombëtare në këtë fushë.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës, po ashtu, do të kërkojë me insistim nga autoritetet e Bashkimit Evropian si dhe partnerët strategjikë të Republikës së Kosovës që të përdorin ndikimin e tyre te Serbia për t’i dhënë fund përndjekjeve të karakterit të tillë ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

    Qeveria e Kosovës thotë se është informuar se Serbia para pak ditësh, duke shkelur çdo praktikë ndërkombëtare, ka përditësuar listën e re, ku sërish janë përfshirë qytetarë dhe personalitete të Republikës së Kosovës, me ç’rast i konsideron ato akte krejtësisht të pavlera dhe të cilat duhet të injorohen e të mos merren fare parasysh nga shtetet fqinje dhe me gjerë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark