×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Njohja e Gjenocidit të Srebrenicës: Imperativi moral i motos  ‘Kurrë më’

    Insajderi
    03 July 2020 - 08:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkruan:  Vladimir Andrle

    Populli Hebre ka mbijetuar nga diskriminimi, persekutimi dhe përpjekjet e shumta për shfarosje gjatë  historisë sonë 4,000-vjeçare; Ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq dhe t’i lejojmë të tjerët të vuajnë të njëjtin fat në duart e më të keqes së njerëzimit – dhe as Bota nuk mund të qëndrojë duarkryq fjalia “Asnjëherë më ” u deklarua nga bashkësia ndërkombëtare pasi gjashtë milion hebrenj u vranë sistematikisht nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë Holokaustit. E megjithatë, ndodhi përsëri, në Kamboxha nga anëtarët e Khamer Rouge, në Ruanda, dhe pikërisht këtu, në qytetin e Srebrenicës, në Luginën e Drinës në Bosnjën verilindore.

    Më 11 korrik 1995, forcat e Ushtrisë serbe të Bosnjës dhe  të Republikës Srpska  nën komandën e Ratko Mladić depërtuan në zonën e Srebrenicës dhe vranë 8,000 civilë myslimanë boshnjakë, kryesisht burra dhe djem, në masakrën më të madhe të dëshmuar në Evropë që nga fundi i Luftes se Dytë Botërore.

    Si rezultat i genocidit të Srebrenicës, mijëra gra, fëmijë dhe të moshuar vendas u zhvendosën me forcë në territorin e kontrolluar nga Bosnja, pas torturave dhe përdhunimeve në duart e shtypësve të tyre.

    Muaji Korrikë   rëndon mbi Srebrenicën, qytetaret  Boshnjak kujtojne  një nga kapitujt më të errët dhe më të dhimbshëm të luftës  në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1990 dhe që  shkatërroi vendin.

    Ngjarjet vdekjeprurëse në Srebrenicë ishin kulminacioni i një përpjekje sistematike nga Qeveria Serbe  dhe Republikës Srpska për të asgjësuar popullsinë muslimane boshnjake. Megjithë refuzimin e subjekteve politike bashkëkohore si në Republikën Srpska ashtu edhe në Republikën e Serbisë për tu pajtuar plotësisht me qëllimet dhe krimet e qeverive të asaj kohe, provat në mënyrë dërrmuese tregojnë se kjo masakër ishte me të vërtetë një genocid, urdhëruar nga qeveria dhe kryer nga përfaqësuesit lokalë dhe rajonalë.

    Në Republiken Srpska dhe Republiken e Serbisë, ekziston një pranim se një krim i tmerrshëm u zhvillua në Srebrenica, por asnjëra nga kto  qeveri nuk njeh vendimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) ose ndonjë gjykatë tjetër që dënon udhëheqjen e qeverise te asaj kohës se Republika Srpska dhe Serbia ishin ekzekutuesit e saj të drejtpërdrejtë.

    Është thelbësore që Republika Srpska dhe Republika e Serbisë të njohin genocidin e Srebrenicës, dhe të hapin rrugën e pajtimit, për hir të çdo bashkëjetese të ardhshme midis popujve të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe si pjesë e tyre të domosdoshme morale në angazhimin për të siguruar që Asnjëherë të mos ndodhë nje gje e tille me.

    I kemi borxh viktimave të Gjenocidit serb  në Srebrenicë dhe të gjitha krimeve të tjera kundër njerëzimit, për të mbrojtur gjeneratat tona të ardhshme nga tmerret e tilla.

    Qe të mos ndodhë  kurrë  më.

    Vladimir Andrle është anëtar i  Korpusit Diplomatik Hebre të kongresit boteror hebre WJC

    https://www.worldjewishcongress.org/en/news/recognizing-srebrenica-genocide-the-moral-imperative-of-never-again-6-1-2020

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark