×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Çka na duhet neve?

    Insajderi
    09 July 2020 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Kosovë më 8 korrik janë konfirmuar edhe 214 raste të reja me Covid 19 dhe 4 persona kanë vdekur.

    Situatë jashtzakonisht shqetësuese por nuk duhet të jetë e papërmirsueshme.

    Secili prej nesh tanimë e dijmë se çka duhet të bëjmë që të ndalojmë përhapjen e Covid 19. Të gjithë e dijmë se si mund të ndihmojmë personelin mjekësor që ka kushte tejet të dobëta pune e së bashku të shpëtojmë jetë.

    Asnjë shtet në botë nuk është i armatosur si duhet që t’a luftoj këtë pandemi. Çka na duhet neve?

    Pse ne kemi aq shumë raste? A thua ndoshta sepse ne jemi të padisiplinuar, nuk jemi qytetarë të përgjegjshëm sa duhet.

    Papërgjegjësia dhe jodisiplina i mjaftojnë koronavirusit të përhapet, të merr jetë njerëzish e të fus ankth e panikë pa humbur kohë.

    Ne duhet t’i themi JO përhapjes së kësaj pandemie me këta hapa aq të shpejtë. Sjelljet tona në shoqëri janë parametri më i mirë që tregon se sa e duam veten, sa e respektojmë jetën e më të dashurve tanë.

    Të gjithë ju që ndiheni të shëndetshëm, të fortë e që këtë pandemie mund t’a kaloni “ pa asnjë therrë në këmbë” sot me përkujdesin e juaj ndaj të tjerëve mund të tregoheni vërtetë të fuqishëm.

    Mosrespektimi i familjes, miqve, e fqinjëve tanë nuk tregon se jemi me shëndet të mirë mendor. Nuk duhet të lejojmë që të na prijë zëri i turmës por duhet t’a dëgjojmë zërin e arsyes.

    Zyrtarisht Kosova ka mbi një të tretën e popullatës së saj të pa punë , prej të cilëve mbi 60% janë nën 24 vjeç. Në përgjithësi diku rreth 46% e popullatës së saj është në moshë të re. (nën 20 vjeç)

    Pse këto shifra?

    Sepse në një situatë të tillë për t’a luftuar Covid 19, më së paku kjo përqindje e njerëzve të pa punë ka arsye të gjendet rrugëve e kafiterive.

    Ashtu siq nuk keni vdekur pa punë ju, mbi 30% e popullatës, nuk do të vdesin pa punë as edhe patronat e kafiterive. Është gjendje kalimtare.

    Preferoni të punoni në këto kushte, ku masat elementare mbrojtëse nuk respektohen, apo të humbni nga kjo botë prindërit e juaj apo një tjetër person të dashur për ju?

    Kjo periudhë mund të ju farfëroj materialisht por asnjë periudhë në jetën tuaj nuk do të ju kthej askend pas vdekjes së tij.

    Ju tashmë të gjithë e dini se personat e moshuar dhe ata që kanë ndonjë sëmundje tjetër kanë jetën në rrezik po që se infektohen nga koronavirusi. Ju jeni 60% të moshës së re. Pse nuk arrini të tregoni se i doni familjen që keni dhe mund t’a ndryshoni mënyrën e jetës suaj për të mirën e tyre? Momentalisht ju jeni të fundit që vuani nga kjo pandemi.

    Askush nuk po ju urdhëron të mbylleni nëpër podrume siç kanë qëndruar shumë nga njerëzit tanë në kohë të luftës, jo më pak se para njëzet viteve!

    Ju mund të dilni t’a shihni diellin, të ecni në gjithë atë hapësirë sa iu sheh syri. Të takoheni me miq e familjarë në vende jo të mbyllura, në grupe më të vogla.

    A është vërtetë aq e varur jeta juaj nga një makiato e një darkë në restorant?

    A është vërtetë aq e varur jeta juaj nga shetitjet shesheve të qytetit ku edhe ashtu ajri i pastërt mungon!?

    Aty ku nuk mund të mbahet distanca mes njerëzve pse duhet patjetër të shkohet?

    Kemi qenë shumë më të varfër se sot, shumë prej nesh e dijmë por jetën e familjes e kemi pasur dashuri të pamatshme.

    Ku është dot dashuria për familjen ? Si shprehet ajo?

    Frika, ankthi nuk kanë ndihmuar kurrë në asnjë situatë dhe nuk ndihmojnë as sot.

    Sot ndihmon respekti dhe ndërgjegjëja njerzore.

    Të rikujtojmë se trimat e mirë që nuk ia kanë pasur frikën qiellit kur ka pasur bubullimë, nuk kanë shpëtuar pa u lagur!

    Para se t’i drejtojmë gishtin gjërave që kanë shumë të meta, të drejtojmë gishtin kah vetvetja.

    Çka mund të bëjë unë që nesër të bëhet më mirë?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark