Thaçi thotë se është gati t’i shpallë zgjedhjet nëse kërkojnë partitë politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi thotë se është gati t’i shpallë zgjedhjet nëse kërkojnë partitë politike

    Insajderi
    11 March 2016 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi ka thënë se qysh pas 7 prillit kur edhe pritet ta marrë postin e presidentit të vendit është gati të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme nëse për këtë merren vesh partitë politike në vend.

    “Si president unë do t’i ftoj pozitën dhe opozitën të dialogojnë dhe sa për zgjedhje kjo i takon partive politike të cilat nëse merren vesh për këtë cështje unë jam gati t’i shpalli ato në bazë të përgjegjësive që më takojnë”, ka thënë Thaçi në emisionin “Argument” në TV21.

    Ai ka folur për vetën si president duke thënë se është i vetmi në Ballkan që është zgjedhur me një shumicë votash dhe se zgjedhja e tij në këtë post nuk ka qenë e vështirë.

    “Ka qenë një proces fare i lehtë”, ka thënë Thaçi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark