Insajderi
Biznes

Tesla ul çmimin për Model Y

Insajderi
15 July 2020 - 16:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tesla ul çmimin për Model Y
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike dëshiron të rrisë kërkesën për makinat e saj përsëri duke ulur çmimet.

Për të mos lejuar që kërkesa të rrëzohet në pandeminë e coronavirusit, Tesla po ul çmimet e makinave në SHBA.

Siç është raportuar nga electrek, Tesla ka ulur çmimin e Model Y për 3.000 dollarë, pra tash kjo makinë kushton 49.990 dollarë.

Për një veturë që ka dalë vetëm në treg për disa muaj, kjo është një ulje e jashtëzakonshme e çmimeve, sipas electrek.

Model Y ka qenë në dispozicion në SHBA që nga mesi i marsit. Sidoqoftë, klientët u ankuan për defekte të shumta në këtë makinë.

Prodhimi i automjetit në Evropë nuk është planifikuar të fillojë deri në fillim të vitit 2021.

Kjo është hera e dytë që Tesla ka ulur çmimet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark