
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një vendim të mërkurën në mbrëmje për të ndaluar udhëtimet nga disa vende në SHBA, duke përmendur rreziqet e sigurisë.
Vendimi do të kufizojë plotësisht hyrjen e shtetasve nga 12 vende: Afganistani; Mianmari, i njohur edhe si Burma; Çadi; Republika e Kongos; Guinea Ekuatoriale; Eritrea; Haiti; Irani; Libia; Somalia; Sudani; dhe Jemeni, raporton CNN.
Njerëzit nga shtatë vende do të kenë kufizime të pjesshme: Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela, përcjell Insajderi.
Vendimi përfshin përjashtime për banorët e përhershëm të ligjshëm, mbajtësit ekzistues të vizave, kategori të caktuara vizash dhe individët hyrja e të cilëve i shërben interesave kombëtare të SHBA-së. Presidenti caktoi vendimin përfundimtar për nënshkrimin e shpalljes pas sulmit antisemit në Boulder të Kolorados, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë. /Insajderi.org/