Një burrë dhe një grua janë kapur me substancë narkotike të llojit kokainë në Prishtinë në mbrëmjen e së martës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se policia sekuestroi 10 gramë dhe të dyshuarit u liruan në procedurë të rregullt.
“POSEDIM I NARKOTIKËVE- Rr. Abedin Rexha, Prishtinë / 06.08.2024 – 23:40. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur dhe sekuestruar rreth 10 gram substancë narkotike e llojit kokainë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/