“A dëshironi që pas katër viteve Skenderaj të ketë 90% energji të pastër, të prodhuar nga dielli dhe uji ynë”, Seferi prezanton ambicioz për ndërtimin e Digës së Kuqicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    “A dëshironi që pas katër viteve Skenderaj të ketë 90% energji të pastër, të prodhuar nga dielli dhe uji ynë”, Seferi prezanton ambicioz për ndërtimin e Digës së Kuqicës

    Insajderi
    08 October 2025 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për Asamble në Komunën e Skenderajt nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Seferi (nr. 25), ka prezantuar projektin ambicioz për ndërtimin e Digës së Kuqicës, të cilën e cilëson si një ndër idetë më të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

    Seferi ka shkruar se ky projekt do të sigurojë ujë, energji të pastër dhe mundësi të reja turizmi për qytetarët e Skenderajt.

    “A dëshironi që pas katër viteve Skenderaj të ketë 90% energji të pastër, të prodhuar nga dielli dhe uji ynë? Projekti ynë për Digen e Kuqicës është më shumë se një ide – është plan konkret i zhvillimit për një komunë që mendon për të ardhmen,” ka shkruar Seferi.

    Ai ka theksuar disa nga përfitimet konkrete të projektit:
    • vendosja e paneleve fotovoltaike mbi liqenin për prodhim energjie të gjelbër,
    • instalimi i rotorëve në rrjedhën e kontrolluar të ujit për energji elektrike,
    • krijimi i një shtegu rekreativ dhe ciklistik për banorë dhe turistë,
    • zhvillimi i agroturizmit dhe bujqësisë moderne në zonën përreth,
    • ndërtimi i një qendre turistike dhe edukative për ruajtjen e mjedisit dhe promovimin e energjisë së pastër.

    Sipas Seferit, “Diga e Kuqicës” do të bëhet zemra e re e zhvillimit të Skenderajt, ku “uji, drita dhe natyra takohen për të krijuar jetë dhe ekonomi të qëndrueshme”.

    Sipas tij ky projekt do të mundësohet vetëm me menaxhimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Skenderajt.

    “Nga uji lind jeta. Nga drita lind e ardhmja. Nga vendimi juaj lind zhvillimi. Nga Vetëvendosje lulëzon jeta,” ka përfunduar Seferi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark