Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, me anë të një postimi në Facebook iu drejtua atyre që i cilësoi “sahanlëpirësit e Bablokut”, duke sqaruar premtimin e Kreut të Shtetit për dorëheqje nëse Edi Rama do të fitonte 71 mandate.
“Për të gjithë sahanlëpirësit e Bablokut: Presidenti Meta di vetëm TË MBAJË FJALËN! Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje.
E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: NUK KA DORËHEQJE”, shkroi Tedi Blushi në rrjetin social.