×
  • Lajme
  • Lajme

    A do e marrë infektologu shqiptar dozën e dytë të vaksinës pas infektimit me covid-19?

    Insajderi
    02 February 2021 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha sot se do të vijojë procesi i vaksinimit për 650 mjekët dhe infermierët që kanë marrë dozën e parë. Manastirliu tha se janë tre skenarë për këtë proces duke shtuar se me ardhjen e dozave të tjera do të nisë vaksinimi për të moshuarit.

    Ndalur tek infektimi i mjekut Pëllumb Pipero pas dozës së parë, Manastirliu u shpreh se gjendja e tij është e mirë dhe shumë shpejt do të ketë lajme prej tij ndërsa shtoi se mjekët do të vendosin nëse ai do të marrë apo jo dozën e dytë. Lidhur me variantet e reja të COVID, ministrja tha se nuk ka raste të identifikuara në Shqipëri dhe vazhdimisht dërgohen jashtë vendit mostra për verifikim.

    “Do të vijojmë me procesin e vaksinimit për 650 mjekët dhe infermierët që janë vaksinuar. Fushata e vaksinimit vazhdon. Pritet që në javën në vijim të kemi 10 mijë doza dhe më pas 30 mijë doza. Fushata e vaksinimit është më e rëndësishme dhe është për t’u ndjekur dhe për të vijuar me vaksinimin e mjekëve dhe infemierëve. Dhe me ardhjen e dozave të tjera do të jetë edhe vaksinimi për të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve. Do të jetë një proces i kombinuar. Vijon vaksinimi për ata që marrë dozën e parë dhe për ata që kanë nevojë dhe janë në vijën e parë. Kemi vijuar punën për të bërë gati bazën logjistike.

    Kemi trajnuar vaksinatorët për mjekët që do të ndjekin vaksinën në Shkodër dhe Vlorë. Jemi të gatshëm që të përfshijmë edhe infermierë të tjerë. Pipero është mirë. Është duke kaluar ditët e COVID dhe do kemi besoj shumë shpejt lajme nga mjekët që e ndjekin që deri tani më informojnë se gjendja e tij është e mirë. Për marrjen e dozës së dytë do të vendosin mjekët dhe infermierët. Vaksinimi përfshin të gjithë popullatën.

    Ne jemi të përgatitur. Kemi tre skenarë që i kemi bërë të ditur. Skenari i parë është ai i 14 muaj. Skenari i dytë është 18 muaj. Skenari i tretë është 24 muaj. Ne jemi të përgatitur të vazhdojmë me skenarin e parë. ISHP sikurse ka informuar dërgon në mënyrë të vazhdueshme mostra për variantet dhe punën e tyre në vazhdimësi. Deri tani nuk kemi raste të varianteve të reja të COVID. Puna është duke vazhduar. Jemi në situatë delikate”, tha ajo

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark