A do ta marrin mësimdhënësit pagën e 13-të? E tregon zëvendësministri i Arsimit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A do ta marrin mësimdhënësit pagën e 13-të? E tregon zëvendësministri i Arsimit

    Insajderi
    25 December 2023 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky fundvit, Ministrinë e Arsimit e pret me një kërkesë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë.

    Kreu i këtyre të fundit, do të kërkojë që me kontratën e re kolektive, t’iu jepet rroga e 13-të mësimdhënësve të dalluar.

    Për këtë, zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi për Front Online tha se deri më tani nuk kanë ndonjë kërkesë zyrtare.

    Megjithatë, ai thotë që qëllimi duhet të jetë arritja e cilësisë në arsim, pastaj të diskutojnë për rrogat.

    “Nuk ka ndonjë festë zyrtare, e as nuk ndonjë iniciativë zyrtare për diçka të tillë, megjithatë në bashkëpunim me SBASHK-un qëllimi i përbashkët me arrit cilësinë në arsim, pastaj pagat e 13-ta e të 14-ta, mundemi me i diskutu”, u shpreh ai.

    Kelmendi pyetet nëse do ta realizojnë një kërkesë të tillë, mirëpo ai tha që nuk e kanë diskutuar.

    “Nuk është kërkuar diçka, dhe nuk është diskutuar, ne në media e kemi parë një kërkesë të tillë dhe nuk është diçka zyrtare, nuk e di nëse ka qenë deklaratë spontane”, tha ai


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark